Policia largon parullën e vendosur nga studentët në Kishën Ortodokse

Policia largon parullën e vendosur nga studentët në Kishën Ortodokse

Një pankartë e vendosur nga në dyert e Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së, në të cilën thuhej se kjo kishë është ndërtuar në kohën e pushtimit të Millosheviqit, është larguar nga Policia e Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pak minuta pasi që studentët që organizuan aksionin u lejuan të vendosin parullën në derën e kishës.

Në ndërkohë, raportohet se së paku një polic është lënduar gjatë arrestimit të disa studentëve, të cilët më vonë janë liruar.  Arrestimi i tyre u bë pasi që policia fillimisht nuk lejoi ata të afrohen afër objektit.

sks

Aksioni për kundërshtimin e funksionalizimit të Kishës Ortodokse është organizuar nga Lëvizja Studentore Studim, Kritikë, Veprim, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor.

Priftërinj, zyrtarë të Listës Serbe dhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë filluar para disa ditëve riparimin e kësaj kishe por punimet janë ndërprerë nga Komuna e Prishtinës./Insajderi.com