Policia konfiskon mbi 300 kilogramë drogë

Policia konfiskon mbi 300 kilogramë drogë

Përmes një konference të jashtëzakonshme policia e Kosovës ka njoftuar se në një operacion që është zhvilluar dje edhe sot në Gjakovë dhe Ferizaj kanë konfiskuar një sasi prej 300 kilogramëve me marihuanë.

144 kilogram sipas policisë u kapën në Krushë të Madhe dhe në fshatin Bibaj 108 kilogramë, si dhe 60 kilogramë të tjerë.

Sipas kapiten Reshat Nurelleri, hetimi për këtë rast ka zgjatur tre muaj ndërsa kanë arritur të arrestojnë 9 persona si të dyshuar për blerje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve kurse në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Sipas Nurellarit dy persona janë liruar ndërsa 7 të tjervëve u është caktuar masa e ndalimit.

Furnizimi me këtë lloj të narkotikëve sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte vendet e Evropës dhe Turqinë. /Insajderi.com