Policia konfiskon 150 kilogramë drogë

Policia konfiskon 150 kilogramë drogë

Policia e Kosovës, përkatësisht, Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve ka konfiskuar 151 kilogramë drogë të llojit marihuanë në tri lokacione të ndryshme.

Nërksa gjatë kësaj jave janë arrestuar 34 persona të dyshuar për posedim droge.

Vetëm gjatë një aksioni të zhvilluar në qytetin e Gjilanit janë kapur 57 kilogramë dhe është arrestuar një person.

Bajram Nuhiu, ka thënë se të enjten në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një automjet, ku janë zënë 31 kilogramë të tjerë, për çka po ashtu është arrestuar një person.