Policia konfiskon 35 kilogram marihuanë, arreston një person të dyshuar

Policia konfiskon 35 kilogram marihuanë, arreston një person të dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka konfiskuar të hënën 35 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

Konfiskimin e kësaj sasie të substancës së dyshuar narkotike dhe arrestimin e një personi të dyshuar, Policia e ka konfirmuar përmes një kumtese drejtuar medieve, raporton Insajderi.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e parandalimit,  hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, me datë 26.09.2016, ka përgatitur  dhe realizuar një Plan Operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

moli

Sipas komunikatës, personi që u arrestuar, fillimisht tentoi t’i shmanget kontrollit të Policisë së Kosovës.

“Gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor”, thotë policia. /Insajderi.com