Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin

Disa minuta pasi Insajderi raportoi për suspendimin e tre zyrtarëve policor të cilët kanë lejuar futjen e veturës së dem Grabovcit deri në hyrje të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pa e kontrolluar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se suspendimi i tyre është bërë për 48 orë

Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin

Mos kontrollimi i veturës së deputetit Adem Grabovci, në momentin e hyrjes në Prokurorinë Speciale të Kosovës, aty ku të mërkurën është marrë në pyetje për shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, u ka kushtuar me suspendim 3 policëve kosovar.

Disa minuta pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin, duke thënë se pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, janë ndërmarrë të gjitha “veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qendrimit në objekte.”

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut, Hoxha, ndaj “zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi.” /Insajderi

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit