Policia konfirmon gjetjen e veturës së Agim Çekut

Policia konfirmon gjetjen e veturës së Agim Çekut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 05:00 të mëngjesit e ka gjetur në Fushë-Kosovë veturën e deputetit të PDK-së, Agim Çeku.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për insajderin se vetura është gjetur, dhe pas ekzaminimit, i është kthyer pronarit.

“Po vetura është gjetur në Fushë-Kosovë. Vjedhja e saj është raportuar rreth orës 20:00 mbrëmë. Vetura i është kthyer pronarit”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Sipas policisë, vjedhja e veturës është raportuar në fshatin Lapnasellë të Graçanicës. Vetura ka qenë e tipit ‘VW Tauran’ me targa vendore.

Vjedhjen e veturës e ka konfirmuar për Insajderin edhe vetë Çeku. Ai ka thënë se vetura i është vjedhë në oborrin e shtëpisë, përderisa askush nuk ishte në shtëpi./Insajderi.com