Policia konfirmon arrestimin e Murat Jasharit si i dyshuar kryesor

Policia konfirmon arrestimin e Murat Jasharit si i dyshuar kryesor

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Murat Jasharit i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

“Inicialet e të dyshuarit kryeso r janë M. J.”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani gjatë një konference për media.

Policia ka konfiskuar një revole e cila njihet si revole shurdhuese. Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe disa video incizime dhe dokumente të cilat kanë të bëjnë me rastin./Insajderi.com