Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 50-vjeçarit, i cili thotë se nuk e di emrin dhe të kaluarën e tij

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 50-vjeçarit, i cili thotë se nuk e di emrin dhe të kaluarën e tij

Policia në Danimarkën jugore kërkon ndihmë për të identifikuar një njeri gjerman që ka humbur kujtesën e tij. Ai u gjet gjatë ditës së sotme në në periferi të kryeqytetit të Danimarkës, përcjell Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për një gjerman të cilit nuk i kujtohet e kaluara e tij.

Sipas njoftimit, i panjohuri është rreth 50 vjeç, 80 paund dhe 1.80 metra i gjatë. Për shkak se ai flet me gjermanisht me një theks, policia beson se ai mund të ketë ardhur fillimisht nga Polonia ose një vend tjetër evropian lindor. Por, që ai nuk din asgjë nga e kaluera e tij. Madje, nuk i kujtohet as emri.

“Nuk mbaj mend veten time”, kishin qenë fjalët e 50-vjearit gjatë intervistimit nga policia daneze, shkruan Gazeta gjermane Bild.

Në momentin e ndalimit nga policia, ai i kishte pasur me vete vetëm një qese të vogël dhe një hartë të Evropës.

Sipas policisë, ajo që është e sigurt është se më 2 qershor ai kaloi një ditë në spitalin e Aabenraa afër kufirit gjerman. Arsyeja pse ai ishte në klinikë nuk u raportua nga policia.

Dyshimet e para të Policisë, janë se ky person në të kaluerën kishte qenë idhtar i udhëtimeve të largëta, dhe kësisoj ka mundur që të harrojë se kush është dhe prej nga ka ardhur./Gazeta Blic