Policia e Kosovës ka dhënë tri detaje për sulmin ndaj reperit Feronit" />

Policia jep tri detaje për rrahjen e Feros

Policia jep tri detaje për rrahjen e Feros

Policia e Kosovës ka dhënë tri detaje për sulmin ndaj reperit Feronit Shabani – Fero: ka thënë se sulmuesit nuk janë arrestuar ende, se të dyshuarit janë larguar me një veturë dhe se gjatë sulmit është thyer një xham.

Në një përgjigje për Insajderin, Policia e Kosovës ka thënë se Policia ka pranuar informatën për sulmin rreth orës 00:00 të së mërkurës.

“Në ora 23:50 kemi pranuar informatën për përleshje në lagjën Veternik në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjeç, është sulmuar fizikisht. Rasti është inicuar si lëndim i lehtë trupor dhe demtim pronë pasi që gjatë përleshjes është dëmtuar një derë e një objekti”, ka thënë Policia.

Po ashtu, Policia ka thënë se “aktualisht jemi duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.”

VIDEO: https://video.gjirafa.com/insajderi?video=ekskluzive-rrahja-dhe-kercenimi-ndaj-reperit-fero