Policia jep detajet e fundit rreth vdekjes së Art Kurtit

Policia jep detajet e fundit rreth vdekjes së Art Kurtit

Komandanti i Policisë së Gjakovës Kristë Gjokaj ka dhënë detaje rreth vdekjes së aktorit Art Kurti.
Thotë se dyshimet e para çojnë kah vetëvrasja por se mjekësia ligjore do të japë fjalën e fundit pa obduksionit.

“Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes janë dyshimet e para që një i ri është vetëvrarë në vendin e ngjarjes”, tha ai për Pressing, në televizionin T7.

“Mjekësia ligjore e ka marrë trupin për obduksion dhe pas obduksionit do të dihen detaje”, shtoi ai.

Gjokaj tha se aktori i ‘O sa mirë” kishte vetëm një plagë në kokë.

“Në vend të ngjarjes është gjet një gëzhojë, një armë dhe ka një plagë në kokë”, tha Gjokaj.