Policia jep detaje rreth arrestimit të dy aktivistëve të VV-së

Policia jep detaje rreth arrestimit të dy aktivistëve të VV-së

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për të cilët Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se ka pasur urdhërarresti me qëllim që t`i dërgoj ata në seancë gjyqësore.

“Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti,  dhe në to janë  specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M,  me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore”.

“Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatën e policisë. /Insajderi.com