Policia jep detaje për zjarrin në kampusin e Universitetit

Policia jep detaje për zjarrin në kampusin e Universitetit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin i cili ka ndodhur sot në kampusin Universitar të Prishtinës.

Zyra për Informim të Prishtinës kanë thënë për Gazetën Insajderi se në parkingun e Universitetit një veturë është kapluar nga zjarri.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë , saktësisht në një parking në Kampusin e Universitetit të Prishtinës është kapluar nga zjarri një veturë. Bëhet fjalë për një veture të tipit Mercedes me targa vendore”, ka thënë Zyra për Informim.

Po ashtu policia ka njoftuar se ekipet policore po merren me rastin ,zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona te lënduar. /Insajderi.com