Policia jep detaje për rrëmbimin në Podujevë, i çuan viktimat në pyllin e fshatit

Policia jep detaje për rrëmbimin në Podujevë, i çuan viktimat në pyllin e fshatit

Gjatë ditës së djeshme, gazeta Insajderi ka raportuar për një rast të rrëmbimit në fshatin Llapashticë e Poshtme në Podujevë.

Policia njofton se në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, nën kërcënim të armëve kanë rrëmbyer dy viktima meshkuj shqiptarë dhe i kanë dërguar në pyllin e fshatit dhe pastaj i kanë kthyer viktimat dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.