Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona të gjinisë femërore janë rrëmbyer në mes dite në fshatin Llapashticë të Podujevës nga disa persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se dy viktimat gjenden në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në stacionin policor.
“Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit te Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren më rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.