Policia jep detaje për plagosjen në “Tophane”

Policia jep detaje për plagosjen në “Tophane”

Në lagjen “Tophane”, në Prishtinë sot rreth orës 15:30, ka ndodhur një plagosje ku ende nuk janë bërë të ditur motivet e këtij rasti.

Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Insajderi se i plagosur ka mbetur viktima L.Rr me vit të lindjes 1994.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informacionin për gjuajtje me arme ne rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kane dale ne vend ngjarje ku kane konstatuar se behet fjale për plagosje me arme zjarri. I plagosur është  L.Rr 1994”, ka thënë Ahmeti për Insajderin

Ajo ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin. /Insajderi.com