Policia jep detaje për djegien e autobusit me turistë kosovarë

Policia jep detaje për djegien e autobusit me turistë kosovarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot- Kukës, ku raportohet se një autobus plot me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sesi autobusi ka mundur të marrë flakë, por mësohet se zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ka qenë në ecje.

Deri në këto momente nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje. Mësohet se të gjithë personat kanë dalë nga autobusi dhe fatmirësisht nuk ka pasur probleme shëndetësore për asnjërin prej tyre.

Policia tashmë ka nisur hetimet dhe dyshon se flakët kanë ardhur për shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikësja ka ardhur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e autobusit, i cili është djegur tërësisht.

Video është publikuar nga Panorama

Kurbin, informacion paraprak:

Me datë 26.08.2017 , është marrë njoftim se në Fushë – Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosovës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.

Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.