Policia jep detaje për aksidentin në Deçan, njëri nga viktimat është 16 vjeç

25.08.2017 23:12
Policia jep detaje për aksidentin në Deçan, njëri nga viktimat është 16 vjeç

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur, dhe katër tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në bjeshkën e Pobërgjes në Deçan.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy personave dhe lëndimin e katër të tjerëve.

Me anë të kësaj komunikate policia ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda.

“Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima nr 2 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti,  ku me urdhër të tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasësi I veturës ishte duke qarkulluar ne rrugët malore në këtë rast i njëjti del jashtë rruge dhe bie në humnerë”, thuhet në njoftim.