Policia jep detaje për aksidentin në Badovc

Policia jep detaje për aksidentin në Badovc

Policia e Kosovës ka jep detaje të reja për aksidentin e ndodhur në orën 13:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Badovc.

Zëdhënsja për informim e PK-së, Flora Ahmeti  ka thënë për ‘Indeksonline’ se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura, si dhe janë lënduar 5 persona të cilët janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Në këtë aksident janë lënduar 5 persona dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Automjetet e përfshira janë një veturë e tipit Passat, një veturë  Polo dhe një kamion”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu njësiti i  trafikut rajonal të Prishtines po merret me hetimin e rastit.