Policia jep detaje për aksidentin e kamionit të Bechtel Enkas ku vdiqën dy persona

Policia jep detaje për aksidentin e kamionit të Bechtel Enkas ku vdiqën dy persona

Kamioni i Bechtel –Enka-së ua mori jetën në mëngjesin e sotëm dy të rinjve nga komuna e Rahovecit.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta në rrugën Prizren – Gjakovë.

Deri tek humbja e jetës së dy viktimave ka ardhur si pasojë e përplasjes së një kamioni të kompanisë “Bechtel – Enka” dhe veturës së viktimave.

Zëdhënëdësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka treguar për Insajderin se si ka ardhur deri tek humbja e dy viktimave.

“Deri tek aksidenti ka ardh për shkak se kamioni i kompanisë “Bechtel – Enka” i cili ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Xërxës, me të arritur në fshatin, Krushë e Vogël, merr kahin e kthymjes të një udhëkryqi që shpie në një fshat afër, dhe në anën e majtë edhe pse ka qenë një mjetë i përcjellës me dritë rrotative vazhdon lëvizjen në rikfercë, dhe viktimat të cilat kanë qenë duke lëvizur në drejtim të njëjtë, në drejtim të Xërxës, në pamundësi të ndaljes e godasin romorikon që është në afër të kabinës së shoferit dhe fatkeqësisht kanë marr lëndime të rënda dhe me fatalitet” ka treguar Gashi.

Gashi ka thënë për Insajderin se “të dy viktimat janë nga komuna e Rahovecit. Vdekjen e tyre e ka konstatuar në vend të ngjarjes ekipi i emergjencës së Prizrenit”.

Sipas Gashit, viktimat kanë qenë të moshës së re më saktësisht me vit të lindjes njëri 1980 dhe tjetri 1982. /Insajderi.com