Policia jep detaje për 57-vjeçarin që u gjet i vdekur në Istog

Policia jep detaje për 57-vjeçarin që u gjet i vdekur në Istog

Personi me iniciale Rr.M, 57-vjeçar nga Komuna e Istogut është gjetur i vdekur në një puset. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për informim në rajonin e Istogut nga Policia e Kosovës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se fillimisht 57-vjeçari ishte raportuar si person i zhdukur gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai është gjetur i vdekur.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar një person i zhdukur dhe policia menjëherë ka filluar kërkimet, ku sot rreth orës 5:00 të mëngjesit, personi i zhdukur është gjetur në një pusetë”.

“Vdekja e vikamës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i tij është dërguar për obduksion në Prishtinë”, ka thënë Rugova./Insajderi.com