Policia identifikon sulmuesin afër parlamentit britanik

Policia identifikon sulmuesin afër parlamentit britanik

Policia britanike ka thënë se ka arritur të identifikojë një burrë, Khalid Masood, i cili besohet se ka qenë sulmuesi në parlamentin britanik të mërkurën pasdite.

Masood është i lindur në Kent, nuk ka qenë duke u hetuar nga policia kohëve të fundit, porse ndaj tij ka pasur disa ndalesa në të kaluarën.  Masood, që u vra nga policia, ka qenë 52 vjeçar.

Gjithsej pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjera u plagosën, prej të cilëve disa rëndë, gjatë sulmit terrorist të mërkurës afër parlamentit. Masood ka goditur me veturë këmbësorët para se të therte me thikë një zyrtar policor, i cili ka vdekur dje.

Në ndërkohë, policia britanike ka arrestuar tetë persona në lidhje me këtë rast./Insajderi.com