Policia identifikon edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez

Policia identifikon edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez

Policia e Kosovës në bashkëpunimi me autoritetet e sigurisë së Malit të Zi, ka arritur të mësojnë identitetin e vërtetë të dy të arrestuarve, shtetas malazez të cilët ndërlidhen me grupin e katër personave të arrestuar të mërkuren në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik nga Policia e Kosovës, të dy shtetasve malazezë, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intensiv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit (M.M), ka rezultuar se tani më kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazezë të cilët ndodhen në burg në vendin tonë, por që kishin përdorur identitet tjetër”, ka thënë Hoxha.

Mediat malazeze kanë raportuar mbrëmë se janë arrestuar edhe dy shtetas malazez nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me aksionin e natës së 18 korrikut ku u arrestuan 4 persona, dy malazez, në serb dhe një shtetase e Kosovës.

Siç raportojnë media në Mal të Zi, Policia e Kosovës ka arrestuar V.V.(23) dhe I.M. (22) nga Cetinja, të kërkuar përmes Interpolit nga autoritetet në Mal të Zi.

Të mërkurën Njësia Speciale e Kosovë kishte arrestuar dy shtetas malazez, një shtetas serb dhe një kosovare. Prokuroria e Kosovë i akuzon ata për dy vepra penale, armbajtje pa leje dhe posedim e shitje e narkotikeve.

Ndaj tyre Gjykata Themelore e Prishtinë ka shqiptuar masën e arrestit prej 30 ditësh.