Në rr. “Imzot Nik Prelaj” në Prishtinë dje në mesditë është arrestuar një burrë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në një rast tjetër në rr. “Brahim Ademi” në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2.25 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Kurse në Pejë në rr. “Fehmi Agani”, dje në mesditë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 16.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.