Në fshatin Nerodime e Epërme në Ferizaj mbrëmë vonë pas mesnate është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë dyshohet se kishte vjedhur derivateve nga kamioni pronë e ankuesit mashkull shqiptar, ndërsa ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarrin në ajër”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitet policore nga ankuesi-tani i dyshuar është konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.