Policia ia konfiskon armën 25-vjeçarit në Vushtrri

Policia ia konfiskon armën 25-vjeçarit në Vushtrri

Policia e Kosovës në Vushtrri, me datën 3 prill 2017, rreth orës 23:15, ka konfiskuar një armë zjarri, njofton kumtesa policore.

Pas marrjes së informatës se në fshatin Miraq ka të shtëna me armë zjarri, njësitë përkatëse kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku është kontaktuar i dyshuari L. A., 25 vjeçar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar një armë e gjatë A-47, 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja.

i dyshuar pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.