Policia ia gjen mbi 15 kilogramë marihuanë në banesë

Policia  ia gjen mbi 15 kilogramë marihuanë në banesë

Policia e Kosovës ka kapur narkotikë në sasi të ndryshme në disa raste të ndara në Prishtinë. Kështu, në rrugën B në Prishtinë dje në mesditë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që te i njëjti gjatë një kontrolle i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit  Marihuanë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rr. Xhavit Ahmeti në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që te i njëjti gjatë një kontrolle i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar   në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë ka ndodhur në rr. Simon Shiroka në Prishtinë, dje pas mesdite ku janë arrestuar dy femra dhe një mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollës  iu është gjetur dhe konfiskuar tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia njofton se është bërë bastisja e banesës e të dyshuarit mashkullshqiptar e ku janë gjetur 9 (nëntë) paketime në peshë 15.229 gr.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.