Policia holandeze ndalon automjetin e ministres turke

11.03.2017 21:45
Policia holandeze ndalon automjetin e ministres turke

Kryekonsulli i Turqisë në Rotterdam, Sadin Ayyıldız, duke vënë në dukje se është ndaluar automjeti ku ndodhet ministrja e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya , tha se edhe ai vetë nuk është lejuar që të shkojë pranë ministres, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryekonsulli Ayyıldız ka dalë jashtë ndërtesës së kryekonsullatës ku para saj ndodhen qytetarë turq që protestojnë kundër vendimit të Holandës. Ai pasi ka vërejtur se pjesa përreth kryekosullatës ka qenë e rrethuar me barrikada, është rikthyer në ndërtesë pa vajtur pranë protestuesve.

Në një deklaratë për AA, duke konfirmuar se është ndaluar automjeti i ministres Kaya, kryekonsulli Ayyıldız është shprehur se “Nuk jam në dijeni se ku është ndaluar saktësisht, gjithashtu nuk më lejojnë që të shkoj pranë saj.”

Sipas lajmit në televizionin publik të Holandës NOS TV, automjeti i ministres Kaya është ndaluar në afërsi të konsullatës.

Vazhdojnë ende masat e sigurisë të marra nga policia përreth konsullatës. Ndërsa qytetarët turq të mbledhur para konsullatës shprehin reagimet e tyre duke intonuar himnin kombëtar.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se është ndaluar edhe automjeti ku ndodhen ekipet e AA-së dhe të TRT-së që kanë kaluar në Holandë nga Gjermania bashkë me ministren Kaya. Gazetarëve turq dhe zyrtarëve në autokolonën e ministrisë të cilët i janë nënshtruar marrjes në pyetje përafërsisht 1 orë iu është kërkuar që të kthehen në Gjermani duke u larguar sa më parë nga Holanda.