Policia greke largon refugjatët nga kufiri

Operacioni pason pas vendimit të Maqedonisë për të mbyllur kufirin, duke lënë mijëra emigrantë dhe refugjatë të bllokuar në Greqi.

Policia greke largon refugjatët nga kufiri

Policia greke ka filluar largimin e njerëzve nga kufiri i vendit me Maqedoninë, pas një vendimi të parakohshëm për të forcuar kontrollin kufitar nga shteti maqedonas, duke lënë mijëra refugjatë të bllokuar.

Autoritetet thanë se emigrantët të cilët janë kryesisht afganë janë duke u vënë në autobusë për t’i dërguar në Athinë, në jug të vendit, ku do të strehohen përkohësisht në kampet e zhvendosjes.

Policia dhe autobusët kishin hyrë në zonën e Idomen-it(vend që shënon kufirin e dy vendeve ballkanike) para agimit.

Në një zonë që shihet edhe nga pala maqedonase e kufirit, rreth 600 persona janë rrethuar nga policia greke, një dëshmitar i ka thënë Reuters-it, njofton Insajderi.

Të hënën, Greqia u ka bërë apel zyrtarëve në Maqedoni për të hapur kufirin e tyre.

Nga mesdita deri në 10.000 burra, gra dhe fëmijë mbetën të bllokuar në Greqi. Një tjetër turmë prej 4000 njerëz, sapo kanë ardhur nga brigjet e Egjeut të Turqisë, të cilët momentalisht janë mbërthyer në portin e Pireut në Athinë.