Policia gjermane parandalon një sulm në qendër tregtare

Policia gjermane parandalon një sulm në qendër tregtare

Një qendër tregtare në Gjermani është urdhëruar që të qëndrojë e mbyllur pas një alarmi për një sulm terrorist të planifikuar për të shtunën.

Qendra tregtare e “Limbecker Platz” në qytetin e Essenit në Gjermaninë Perëndimore, u mbyll të shtunën në mëngjes pasi më shumë se 100 oficerë të policisë, shumë prej tyre të armatosur, kontrolluan objektin.

Qenda, e cila është një nga më të mëdhat në rajon dhe mund të tërheqë deri në 60,000 blerës gjatë të shtunave, mbeti e mbyllur gjatë gjithë ditës. Edhe metroja më e afërt u mbyll gjithashtu.

Një zëdhënës i policisë së Essenit tha: “Ne kemi marrë gjatë ditës së djeshme disa indikacione shumë të rëndësishme nga qarqet e sigurisë se një sulm ishte planifikuar për sot dhe do të kryhej, kështu që ne kemi qenë të detyruar që të marrim këto masa.” /Insajderi.com