Policia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u " />

Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika

Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika

Policia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u regjistruan në këtë qytet gjatë kremtimit të ndërrimit të motmoteve vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency.

Policia në Këln ka deklaruar se të gjithë u ndaluan gjatë operacioneve në dy stacionet e mëdha të trenit. Oficerët e policisë i morën në pyetje dhe kontrolluan identitetin e tyre.

Në prag të festimeve të Vitit të Ri, autoritetet në Këln kanë shpërndarë më shumë se 1.500 policë, pas kritikave të drejtuara për dështimin e vitit të kaluar në parandalimin e qindra grabitjeve dhe ngacmimeve seksuale, për të cilat kryesisht janë fajësuar presonat me origjinë nga Afrika e Veriut. /Insajderi.com