Policia gjermane gjeti medikamente në banesën e sulmuesit nga Kosova

10.03.2017 13:49
Policia gjermane gjeti medikamente në banesën e sulmuesit nga Kosova

Zyrtarë të Policisë Gjermanë gjatë një konference për media kanë treguar se sulmuesi me sopatë në stacionin e Dusseldorf, që është nga Kosova ka shkuar në Gjermani në vitin 2009.

Policia gjatë bastisjes së vendit ku jeton kosovari, janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë.

“Sipas të gjitha gjasave fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen.

Gjithashtu u tha se ai momentalisht gjendet në sallën e operacionit pasi në largim e sipër nga vendi i ngjarjes ka kërcyer nga një urë në qytet dhe ka thyer disa eshtra.

Ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

“Të lënduar janë gjithsej 9 persona: katër gra dhe pesë burra”, njofton policia gjermane. /Insajderi.com