Policia gjen armë dhe narkotik në Istog

Policia gjen armë dhe narkotik në Istog

Policia e Kosovës në rajonin e Istogut ka realizuar kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit Q. D., ku ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë-mitraloz M-53, një pushkë automatike AK-47 me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, karikator dhe 11 pjesë të armëve të ndryshme.

Po ashtu, sipas policisë, është gjetur dhe konfiskuar 945 gr. substancë narkotike që dyshohet të jetë e bimës së kanabisit.

“I dyshuari pas intervistimit për armëmbajtje pa leje është transferuar në njësinë DHTN-Pejë për procedim të mëtejme për posedim të substancës narkotike. Nga kjo njësi do të hapet rasti për blerje , posedim, shpërndarje, shitje e pa autorizuar e substancave psikotroke dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com