Policia fton qytetarët të sillen në “suaza normale” në protestë

Policia e Kosovës thotë se me 1 shtator nuk është lajmëruar asnjë organizim i ndonjë proteste, por në të njëjtën kohë i bënë thirrje pjesëmarrësve të kësaj proteste që të shprehin “pakënaqësitë e tyre në suaza normale”.

Policia fton qytetarët të sillen në “suaza normale” në protestë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Klan Kosovës, se përkundër faktit se protesta nuk është lajmëruar zyrtarisht, forcat e rendit janë përgatitur për këtë protestë.

‘’Pikërisht për ditën e nesërme ne nuk kemi ndonjë lajmërim që mund të ketë një protestë e tillë pavarësisht zhvillimeve që do të ndodhin”, tha Hoxha.

Ai shpjegoi detyrat dhe përgjegjësitë e policisë së Kosovës, teksa inkurajoi “të gjithë pjesëmarrësit të jenë të qetë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre në suaza normale”.

‘’Duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, Policia e Kosovës, me kohë ka marrë masat përgatitore në lidhje me protestën e nesërme e cila është organizuar. Pavarësisht a është e lajmëruar apo nuk është lajmëruar, policia, është në gatishmëri emergjente, pavarësisht se si do të rrjedh situata”, tha Hoxha./Insajderi.com