Policia ende nuk ka pranuar urdhërarrestet për deputetët e VV-së

Policia ende nuk ka pranuar urdhërarrestet për deputetët e VV-së

Policia e Kosovës ende nuk ka pranuar urdhërarrestet nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka lëshuar urdhërarrest ndaj deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiut, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KTV-në se Policia është në pritje të urdhërarresteve për këta deputetë.