Policia ende në kërkim të një personi për sulmin në Barcelonë

Policia ende në kërkim të një personi për sulmin në Barcelonë

Policia e Katalonisë është ende në kërkim të një të dyshuari maroken për sulmet në Barcelonë, i cili është ende në arrati, ka thënë një zëdhënës i policisë.

I dyshuari është identifikuar si Younes Abouyaqoub, 22-vjeçar, ka thënë zëdhënësi i policisë Albert Oliva për një radio lokale.

Policia beson se ploti nuk ka përfshirë persona tjerë, përveç 12 të identifikuarve tashmë, ka theksuar Oliva.

Derisa Abouyaaqoub mbetet në arrati, 11 të tjerët janë arrestuar apo vrarë.

Oliva shtoi se procesi i identifikimit të viktimave në sulmet e Barcelonës është duke përparuar, por se do të marrë më shumë kohë për testimet e ADN-së dhe formaliteteve të nevojshme.

Sot, Spanja është duke mbajtur zi për 14 viktimat e këtyre sulmeve.