Një burrë i shurdhër është vrarë me armë zjarri nga oficerët e policisë së Oklahoma City, teksa u ishte afruar atyre duke e mbajtur në dorë një tub metali.

Policia e vret një burrë të shurdhër për mosbindje ndaj urdhrave

Dy oficerët nuk i kishin dëgjuar fqinjët duke bërtitur “ai nuk mund t’ju dëgjojë” para se të hapnin zjarr, ka thënë kapiteni i policisë Bo Mathews.

Magdiel Sanchez, 35-vjeçar, u qëllua në mënyrë fatale të martën në mbrëmje derisa policia po e hetonte një rast kur një person e kishte shkelur një tjetër me makinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky incident është duke u hetuar tani nga detektivët e qytetit për të kuptuar nëse vrasja ishte e justifikueshme ligjërisht.

Shkopi i metalit, 60 centimetra i gjatë, të cilin Sanchez po e mbante në dorë teksa qëndronte ulur pranë hyrjes së shtëpisë, fillimisht iu përshkrua oficerëve si shkop.

Fqinjët thonë se Sanchez, i cili nuk ishte i verbër, e përdorte tubin dhe duart për të komunikuar dhe për t’u mbrojtur nga qentë endacakë afër shtëpisë së vet ku jetonte më babanë.

Babai i Sanchez, i cili është shoferi i makinës së kërkuar nga policia, më pas ka konfirmuar se i biri i tij ishte i shurdhër.

Policia thotë se viktima nuk kishte histori kriminale.