Policia e Kosovës thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur një sulm terrorist

02.09.2016 16:30

 Polica e Kosovës ka prezantuar sot fakte dhe të gjetura, të cilat sipas tyre tregonin se partia opozitare, Vetëvendosje, planifikonte sulm terrorist gjatë protestës së organizuar të enjten në Prishtinë.

Policia e Kosovës thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur një sulm terrorist

Sipas fakteve të prezantuara nga policia dhe të gjeturave të tyre në një garazh në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, ata pretendojnë se VV-ja po organizonte një sulm terrorist, raporton Insajderi.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, policia ka shpalosur detaje dhe gjësendet e gjetura në depon të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se ishte në shfrytëzim të tyre.

Sipas tyre ata që e shfrytëzonin këtë depo, në bazë të gjësendeve të konfiskuara, mund të cilësohet se ishin duke përgatitur sulm terrorist.

“Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste”, tha një zyrtar i PK-së në konferencë, pasi u pyet nga gazetaret nëse edhe kjo mund të quhej terrorizëm.

Ai tregoi se policia ka identifikuar personat të cilët po shfrytëzonin garazhin dhe të cilët kishin grumbulluar rreth dhjetëra shishe me koktej molotovi dhe mjeta tjera të rrezikshme.

igjet

Nga policia është informuar se këto janë gjësendet e konfiskuara:

65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse

30 çanta të zbrasta

675 shishe të mbushura me materie ndezëse

5 bidon 10 litërshe të mbushura me materie ndezëse

50 kavanoza të mbushura gjithashtu me materie ndezëse

35 shishe me ngjyrë

6 paketa të ndryshme të mbushura me materie ndezëse

28 kavanoz metali me ngjyra të ndryshme

6 gypa plastike të proceduar për hedhje të mjeteve të ndryshme

2 hinka ngjyrë të kuqe

3 qese me gurë të madhësive të ndryshme

3 qese me maska të ndryshme

7 megafon

1 paketë me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra dhe shenja të Vetëvendosjes

21 sprej me ngjyrë

2 çekan 10 kilogramësh dhe një shufër

14 mjete piroteknike madhësi dhe lloje të ndryshme