PK: Reagimi i KMDLNJ-së për aksionin e djeshëm deklaratë joprofesionale

PK: Reagimi i KMDLNJ-së për aksionin e djeshëm deklaratë joprofesionale

Pak orë pas komunikatës së Këshillit për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e njeriut lidhur me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës për largimin e 130 familjeve nga banesat në Dardani, përmes së cilës tha se përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme, ka reaguar Policia e Kosovës.

Në reagimin e policisë thuhet se reagimi i KMDLNJ-së paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë.

Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”.

Përmes komunikatës për media policia thotë se janë institucion i zbatimit të ligjit, që kanë për obligim zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë dhe “ se në rastin në fjalë veprimet policore kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”.