Policia e Kosovës arreston tre shtetas të Serbisë për narkotik

Policia e Kosovës arreston tre shtetas të Serbisë për narkotik

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona shtetas të Serbisë të dyshuar për përfshirë në veprën penale  ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Gurakoc të Istogut, derisa ata ishin duke lëvizur me një veturë  me targa të Serbisë. Dhe sipas informacioneve të policisë  të dyshuarit kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi.

Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë: 9 kg 170.2 gram.

Të arrestuar janë P. Q. , B. K., dhe  B. K., dhe me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve. /Insajderi.com

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC