Policia dhe KFOR-i akuzohen nga deputeti i Kuvendit të Kosovës

Policia dhe KFOR-i akuzohen nga deputeti i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka deklaruar për mediat serbe se “çarqet e errëta të Prishtinës po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin”.

Ai për këtë çështje akuzon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Sipas tij dy organet më të larta për sigurinë e Kosovës nuk po e kryejnë punën siç duhet “përderisa ka ende incidente”, përcjell Insajderi.

Simiq ka thënë se pas sulmeve më të shpeshta ndaj serbëve dhe pronës së tyre në Kosovë “disave nuk i konvenon përparimi i Serbisë dhe për këtë arsye po përpiqen ta tërheqin Serbinë në një spirale paqëndrueshmërie”.

Ai ka thënë se Lista Serbe do të kërkojë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të rrisin pranin dhe veprimet në zonat ku ka shumicë serbe për të parandaluar sulmet.