Policia bllokon rrugën që çon te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Policia bllokon rrugën që çon te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën që çon te ura e Ibrit në Mitrovicë.

Reporteri KALLXO.com nga Mitrovica raporton se Policia e ka mbyllur rrugën afër ndërtesës së komunës së Mitrovicës në jug duke mos i lejuar veturat që të qarkullojnë drejt urës kryesore mbi lumin Ibër menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Serbi- Zvicër e cila përfundoi me fitoren e Zvicrës 2:1

Me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, kombëtarja e Zvicrës e ka mundur Serbinë në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit botëror në futboll qëpo mbahet në Rusi.

Fitorja e Zvicrës erdhi pas një epërsie të hershme të Serbisë, që në minutën e gjashtë.

Në pjesën e dytë, Zvicra u kthye në lojë përmes një supergoli të Granit Xhakës në minutën 52 ndërsa në fund të ndeshjes, në minutën 90 Shaqiri me një lëvizje të mirë e mposhti portierin serb.