Policia asgjëson mbi 3 mijë rrënjë bimë narkotike në Veri

Policia asgjëson mbi 3 mijë rrënjë bimë narkotike në Veri

Policia ka asgjësuar mbi 3 mijë rrënjë bimë narkotike në fshatin Loziste në Zveçan.

“Në një pjesë të fshatit janë gjetur të mbjella 3453 bimë narkotike, të cilat dyshohet se janë marihuanë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin nuk është raportuar për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit janë marrë mostrat për analizë laboratorike, ndërsa bimët tjera janë shkatërruar në vend të ngjarjes. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com