Policia arrin të largojë vetëm gjashtë familje në ”Dardani”

Policia e Kosovës, ka arritur të largojë vetëm gjashtë familje nga rreth 130 prej tyre në lagjen ‘’Dardania’’, të cilat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Policia arrin të largojë vetëm gjashtë familje në ”Dardani”

Largimi nga këto ndërtesa, po refuzohej vazhdimisht nga banorët në fjalë, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Por ndonëse pasuan edhe përleshje në mes policisë dhe banorëve në tentimin për të liruar pronat e banesore, aty pati edhe persona të alivanosur.

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka dhënë urdhër që banorët t’i largojnë gjësendet nga banesat e tyre, në të kundërtën, ata do t’i largojnë më forcë. /Insajderi.com

uia

largimi-nga-banesa