Policia arreston tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Policia arreston tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona që dyshohet të jenë të përfshirë në trafikim me qenie njerëzore.  Arrestimi i tyre është bërë pasi policia ka realizuar në tri operacione të ndryshme, në tre rajone të vendit: Pejë, Prizren dhe Gjilan.

Në Pejë, policia ka realizuar kontrolle në katër lokacione ku janë konfiskuar dokumente dhe prova të tjera, si dhe janë dhënë gjoba nga inspektorët.

“Gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë. Të gjitha veprimet janë ndërmarr nga kompetentet duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në fuqi”, thuhet në një njoftim të policisë.

Në Prizren, është arrestuar personi i dytë, S.Q me nënshtetësi të Shqipërisë ndërsa në Gjilan shtetasit e Kosovës me iniciale L.K dhe F.Q.

Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejmë ligjor.