Policia arreston pesë persona, konfiskon 80 kg marihuanë

Policia arreston pesë persona, konfiskon 80 kg marihuanë

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, afro 80 kg marihuanë dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Me 11.03.2017, rreth orës 23:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me njësitet e saj policore në Prishtinë dhe Gjakovë të asistuara edhe nga njësitet tjera policore, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale  ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me urdhër të prokurorit kompetent është realizuar ky operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar të cilët  fillimisht kanë qenë në posedim të 32 kg marihuanë dhe më pastaj pas kontrollimit të lokacioneve, prona të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e substance narkotike, e cila në total arrin peshën prej 79 kg e 863 gr,   marihuanë”, thuhet më tej aty.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë U. Gj. (1971), shtetas kosovar, M. B. (1989), shtetas kosovar, D. M. (1982), shtetas i Serbisë, J.  V. (1973), shtetas i Serbisë dhe R. Zh. (1980), shtetas i Serbisë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dëshmitë tjera, si: dy vetura, njëra me targa RKS dhe tjetra me targa të Serbisë, një armë gjahu e llojit HUGLU 104 A me nr, serik 01S3097, një pushkë ajrore krai355 s 5.5 MM, një revole volter 7.62 mm, me dy karikatorë, një karikator i AK47, 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 10 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 12 mm, 4.500 euro para të gatshme, 7.920 dinarë para të gatshme, telefona celularë dhe dokumentacione (pasaporta), çanta për bartje të narkotikeve etj.

Me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Insajderi.com

unnamed (1)