Policia arreston një aktivist të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Lirim Gashi, për shkak të pjesëmarrjes në aksionin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it, aksion ky i vitit 2009.

Policia arreston një aktivist të Vetëvendosjes

Lajmin për arrestimin e Gashit e ka konfirmuar Vetëvendosje, e cila e ka quajtuar Policinë e Kosovës “pjesë të klanit Pronto”.

“Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Lirim Gashi, për të treguar edhe njëherë se është fund e krye në shërbim të pushtetit. Dhe kësisoji, po e ndihmon pushtetin ta shndërrojë Kosovën në një vend totalitar”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV ka bërë thirrje për lirimin e aktivistit të saj, si dhe ndaljen e arrestimeve të policisë ndaj aktivistëve të partisë më të votuar opozitare.

“Bëjmë thirrje për lirim të mënjehershëm të aktivistit Gashi, si dhe për ndaljen e këtyre arrestimeve. Këto maltretime dhe kjo shtypje ndaj aktivistëve tanë, s’do të ndalë në asnjë moment përpjekjen tonë për çkapjen e institucioneve dhe çlirimin e shteti nga klani Pronto”, thuhet në kumtesën e VV-së. /Insajderi.com