Polici shantazhon burrat me një fotografi të vajzës së vdekur

Polici shantazhon burrat me një fotografi të vajzës së vdekur

Një polic në Kanada rrezikon të dënohet me burgim pasi është zbuluar se përmes një fotografie të një vajzës 17-vjeçare kishte arritur të merrte më shumë se 1 mijë fotografi eksplicite të meshkujve.

Polici Adam Cox, 31-vjeçar po punonte në Mbrojtjen Diplomatike dhe Parlamentare kur filloi të mashtronte meshkujt duke përdorur emrin Emily Whitehouse. Me këta burra ai shkëmbeu mesazhe eksplicite nëpër internet.

Kur burrat i kërkonin fotografi të ndjeshme, Cox gjeti disa pamje të një kanadezeje, emri i të cilës është Alicia Fuller. Ajo ishte vetëvrarë në moshën 21-vjeçare.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, atij i janë gjetur 1691 fotografi ekstreme.

Ai është shpallur fajtor për katër akuza dhe është dënuar me 12 muaj shërbim ndaj komunitetit.