Përleshje verbale në mes disa qytetarëve dhe policisë në Prishtinë, shkak parkimi në trotuar

Përleshje verbale në mes disa qytetarëve dhe policisë në Prishtinë, shkak parkimi në trotuar

Një pëleshje verbale në mes disa qytetarëve dhe policisë së Kosovës, ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një parkimi të veturës në trotuar, dhe në momentin kur policia ka tentuar që ta konfiskojë veturën, ka filluar konfrontimi në mes tyre. “Ta q**** motrën”, dëgjohet duke i thënë pjestarëve të policisë, një banor i përfshirë në këtë rast.

Në videon e siguruar nga Insajderi, përveç të sharave, fyerjeve dhe bërtimave, shihet edhe tentimi nga disa policë që ta arrestojnë një person. Madje, për t’u dalë në ndihmë kolegëve të tyre kanë ardhur edhe përforcime tjera nga radhët e Policisë së Kosovës./Insajderi.com

Për ta parë videon klikoni KËTU:

VIDEO: