Një krim brenda familjes në Francë i ka tronditur të gjithë qytetarët.

N" />

Polici në Francë vret 3 e plagos 3 persona, pastaj vetëvritet

Polici në Francë vret 3 e plagos 3 persona, pastaj vetëvritet

Një krim brenda familjes në Francë i ka tronditur të gjithë qytetarët.

Një polic francez, 31 vjeç, siç transmeton Shqip, ka vrarë të shtunën në mbrëmje tre persona në Sarcelles (Val d’Oise) me armën e tij të shërbimit dhe ka plagosur tre të tjerë para se të vetëvritej.

Mediat franceze raportojnë se mes tre viktimave është edhe vjehrri, ndrysa vjehrra, partnerja e tij dhe motra e kësaj të fundit janë plagosur. Funksionari i policisë punonte në Paris.

Nuk dihet se cilët janë viktimat e tjera, por mediat shkruajnë se dyshohet për një konflikt familjar mes palëve.