Polici hero që shpëtoi fëmijën 3-vjeçar

Polici hero që shpëtoi fëmijën 3-vjeçar

Polici Chase Miller nga qyteti Granbury i Teksasit ka qenë hero në një rast duke ia kthyer frymëmarrjen fëmijës 3-vjeçar.

Rasti kishte ndodhur në një qendër tregtare në këtë qytet. Prindërit thirrën policinë për t’u kërkuar ndihmë.

“Ne jemi në qendrën tregtare KFC, djali im s’po mund të marrë frymë”, dëgjohej njëri prind në radiolidhje.

Kjo e kishte stepur policin i cili me pas doli të jetë heroi i tij. Ai e mori fëmijën dhe nisi t’ia jepte ndihmën e parë – i dha frymë dhe e ngjeshi në gjoks dhe e shpëtoi atë, raporton CNN.

Pas kësaj ngjarjeje, familja bashkë me djalin e vizituan policin, për ta falënderuar në këtë mënyrë për ndihmën e tij në çastin kritik.

Djali 3-vjeçar vuan nga një konfiskim afebril./Insajderi.com

polici

polici-3

polici-4

polici-5

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fcnn%2Fvideos%2F10155508034826509%2F&show_text=0&width=560″]